Kjo puna e elitave ushtarake dhe e qeverise aktuale eshte pak e koklavitur.
Qeveria (islamike sipas ushtrise) eshte pro hyrjes ne BE , kurse elitat ushtarake jane kunder.
Per mendimin tim elitat ushtarake i kane hypur kalit e nuk duan ti zbresin. Nuk eshte feja por eshte humbja e pushtetit qe i frikeson.
Po te them edhe nje fakt qe ndoshta e di. U be rremuje e madhe per te mos lejuar Abdullah Gul te behej president. Ky eshte i pari ne historine e Turqise qe nuk perfaqeson ushtrine. Meqe presidenti ka autoritet te nderroje te gjithe organet e larta vendim-marrese qe nga gjykatat thuhet se CHP (partia e ushtarakeve& ish partia e Ataturkut) do te marre fund.
Populli mbeshtet ne mase keta "Islamiket". Ne zgjedhjet e fundit AKP (qeveria aktuale) fitoi me mbi 22% diference. Pra ne 5 vitet ne vazhdim Turqia mund te shnderrohet papritur ne nje vend me vetem nje force te madhe politike pasi do te kete mbeshtetjen e popullit + do te largoje elitat ushtarake nga kontrolli i gjykatave , prokurorive etj.
Krijoni Kontakt